Indietro

Canti Popolari

 

Xura se vasha ime m'u bë kopile

stomahjin m'e mbjoi të pjot me lule

Si de t'e dinja, vashë, ku rri ndë verë

çë rri e bardhë e e kuqe si një mollë.

Dolla një menatë njizë e pe një yll

e pra m'u gjënd një mac trondofile.

U ngrëjta somnatë e pe një yll

e zëmëra m'u mbjua pjot me mall.

Se ruajta larta e një engjëll më foli

më tha se vasha ish e vij nga mali.

Kjo buza jote ësht si një brethëz e kuqe

e faqet e tënde jan si di bubuqe.

Ndë këta sheshe prë m'e shprishur lule

se mbr ënda është e bukura si drita.

Kur i vandohe ti faqe magar

se leve sa t'tradhirte ti mallin e par

nga njetër trim ti mos pash mir.

Vash tuke thrritur ksaj jet e jet

E lipsh një trim e mosnjeri t'e dhëft.

Vajta të fjënja e më qëlloi nga nj'an,

ëndrra se kinja vashën prëz:

ajo më shtrëngoj e u e puthnja ndë buz,

si spandin ki t'e bënj kët sivozezë.

 

 Ti Manushaqe

Ti manushaqe çë te dushku rri;

të vjen aduri e u,

të vjen aduri e u, s'e di ku je;

ka vete ti e u...,

ka vete ti u së mund të vinj,

se janë ferraz e gjëmba,

se janë ferraz e gjëmba e s'mund të shkonj...........

 

Kopile, Moj Kopile

Kopile , moj kopile,

çë më llambarise-o (2)

si borza nd'ato male

-zëmëra ime më je ti

ti je më losin. (2)

Më lose misht e mirë

e më le vet ashtin. (2)

U si unazë brillandi

- zëmëra ime më je ti -

të mbanj tek gjishti...

Garofulliq i kuq,

adurin tënd t'e më muartin

oj furtunele

zëmëra ime më jë ti,

çë u bitë tek malet-o (2) 

 

Kenga e Natalleve

(come si canta a San Giacomo oggi)

Dita e ninullëz lapëshon,

shëjti e i biri Përëndis,

anamesa njerzërisë

si një ganjun i dashur arvon.

O mos qaj, qëllo, qëllo!

Fjër, ti bir, e mos u zgjo!

Gjella ime, kur do sisë,

mirrë ndë zëmër e kërdhire,

shëjtullore, qelle me tij.

Ti digj, ti gris, ndërro

sa kam ndë zëmër të lig u,

ea e m'e shero.

Tundëni ninulën se u

kopullëzën e një mburllet

kam të ja qepi u këtu,

të ja stolisi lulevet.

Ngreu, bir, se gjindë arrun

me rrigej e kan për mall

sat të shohin tij të gjall,

shëjti e i bukuri ganjun.

Bora, breshëri, e bumbullima,

mos m'e ngrini kët Kërdhi;

ju qatrolli, era e brima

mos m'e stohëni kët Fëmij.

O mos fjër sqëllo, sqëllo,

gjith këta gjind mirr e beko,

gjella ime ndë këtë jëtë,

shprish hare, mall e shëndet!

 

Shkataria

Kur lanje këmbëtë tek lumi

u rrinja ndaj tij

U shtinja gur tek lumi

Sa të më rraxhoshënje ti.

E kur ja thom sa t'ëmë

Gjithë këto shurbise;

Ku vete e rrokullise;

oj e parniarmja ti?

Kur mbidhënje fjet tek mëni

U të xarrisënja thesin;

U të xarrisënja thesin

Sa të më rraxhoshënje ti.

E kur ja thom sa t'ëmë

Gjithë këto shurbise;

Ku vete e rrokullise

oj e parniarmja ti?

Kur venje për kështënja

Një fill e di filleje;

Një furr e di koçele

Gjithëi hëngre ti.

E kur ja thom sa t' ëmë

Gjithë këto shurbise,

Ku vete e rrokullise

oj e parniarmja ti?

Kur venje Monotil

me di panare të holla;

nguqur ndë çerë si molla

me fiq i mbjove ti.

E kur ja thom sa t'ëmë

Gjithë këto shurbise,

Ku vete e rrokullise

oj parmiarmja ti?

 

Mallëngjim (Carmelo Candreva)

-Mbi ca male në vetmi

më stu jeta e fati i zi;

sa shertime le mbi det

si egërsire qëndrova i vet.

-Stisa shpi e sqepa dhera

ndreqa rrugë e udhë te gjera;

po gjellita ne hapërsire

si një shkret si një sfanmire.

-Kam ndë zëmer

thuajm ç'ësht

vellau im,

ke një jatri

të më sherosh.

Sa katunde si fole

na dertohem ketu e këtje.

ndaj lumit o përroit

ku na rriedh kanalli i kroit,

ku gjithe shokë të pjot me mall

nderë e dritë më vun ndë ball,

po gjithdinet ruanj këta sheshe

ku duron pakica arbëreshe.

-Me ndë zëmër

një mallëngjim,

ç'ngë di ç'ësht

vellau im;

dua një jatri

sa t'e sheronj

se keshtu e shkret

ngë mund rronj.

 

Të Vreshta

Mban mend kur vajte te vreshta

me di panare të holla

faqet shkërqejn si molla

si molla më je ti.

Mban mend kur vajte te vreshta

me di panare të trasha,

faqet shkërqejn si llastra

si llastra më je ti.

Mban mend kur vajte një gjisht

me thikën çë më dhe ti

Dorën ndë kushjall të vura

e skamandilin të mora,

di pjes u e bëra

gjishtin më lidhe ti.

 

Lule Lule

Ku vate moti... çish një herë

kur u e ti , oj vashë , duhshim shumë mirë?!

 Lule lule macë macë

u për tja dal pacë

dal pacë alla vërteta

e zëmëra ime je ti vet!

 Ku vate moti çë ndër tru më mbanje

e se vdisnje nga malli një herë çë nëng më shinje!

 

 Ë Faqe Të Bukur Çë Ke, Çë Kate e Besh, Ti Ëme Mua

Çë faqe të bukur çë ke, çë kate e besh, ti ëme mua

Çë faqe të bukur çë ke, çë kate e besh, ti ëme mua

-E jo, e jo, e jo se mëma e tata nëng e do

-E jo, e jo, e jo se mëma e tata nëng e do

Çë si të bukuj çë ke, çë kate i besh, ti ëme mua

Çë si të bukuj çë ke, çë kate i besh, ti ëme mua

-E jo, e jo, e jo se mëma e tata nëng e do

-E jo, e jo, e jo se mëma e tata nëng e do

Denja të puthënja – e jo............

Denja të puthënja – e jo............

Denja të puthënja – e jo............

-E jo, e jo, e jo se mëma e tata nëng e do

-E jo, e jo, e jo se mëma e tata nëng e do

Çë buzë e bukur çë ke ì, çë katë e bësh, ti ëme mua

Çë buzë e bukur çë ke ì, çë katë e bësh, ti ëme mua

-E jo, e jo, e jo se mëma e tata nëng e do

-E jo, e jo, e jo se mëma e tata nëng e do

Çë hundë e bukur çë ke, çë katë e besh, ti ëme mua

Çë hundë e bukur çë ke, çë katë e besh, ti ëme mua

-E jo, e jo, e jo se mëma e tata nëng e do

-E jo, e jo, e jo se mëma e tata nëng e do

Denja të puthënja – e jo............

Denja të puthënja – e jo............

Denja të puthënja – e jo............

-E jo, e jo, e jo se mëma e tata nëng e do

-E jo, e jo, e jo se mëma e tata nëng e do

Çë stomahj i bukur çë ke, çë katë e besh, ti ëme mua

Çë stomahj i bukur çë ke, çë katë e besh, ti ëme mua

-E jo, e jo, e jo se mëma e tata nëng e do

-E jo, e jo, e jo se mëma e tata nëng e do

Çë mes i bukur çë ke, çë katë e besh, ti ëme mua

Çë mes i bukur çë ke, çë katë e besh, ti ëme mua

E jo, e jo, e jo se mëma e tata nëng e do

-E jo, e jo, e jo se mëma e tata nëng e do

Denja të puthënja – e jo............

Denja të puthënja – e jo............

Denja të puthënja – e jo............

-E jo, e jo, e jo se mëma e tata nëng e do

-E jo, e jo, e jo se mëma e tata nëng e do

 

Ti Vashushulliqe

Ti, vashulliqe,çë më rri dhi lluttu,

u kam të t'marr pa paj ndutu,

edhe pa paj e pa stoli

u kam të t'marr për bukuri.

Jotëm e mëma kan zëmërën si guri,

pse ato nëng e din se ç'është amuri.

Amuri është një vell ndë sy,

se kush nge bëri nëng mund e di.

Syt mi ke si di koqez sqini

zbardhin si bora ç'ë te Pulini.

Syt tëndet me timët fjasin

Bëjn amur po nëng mund të qasen.

Ndë ti më denje si u të dua,

lënje të t'ëmë e vinje me mua.

Ndë ti më denje si u të dua

Hapënje derë e më thonje hir.

 

Ylli i Bukur

-Oj yll i bukur (3) këtej mu gjënde (2)

ng'e ka njeri (3) pirsenxjen tënde;(2)

-Oj manushaqe (3) ndë dushkut vjuar (2)

më vjen aduri (3) ture shkuar; (2)

-Oj manushaqe (3) çë ndë dushkut rri(2)

më vjen aduri (3) e nëng e di ku je; (2)

-Oj malli im (3) kulton një herë, (2)

oj si më kultonje (3) tjerat herë; (2)

-Oj yll te thonë e hënza je (2)

paraxh me mos (3) njeri nëng ke; (2)

-Oj simbati (8)

Dy milljarde buza të rri.

 

Vemi Na S'Vemi

Vemi na vemi

ndë mestë malit na vemi;

atje ku dielli

e bota nëng na she.

Atje ku zogjët ndërtojn

folen e dashurisë;

atje ku shpitë

i ndreqim edhe na.

Sa rrojm të gezuar!

Sa rrojm me hare!

Sa është kjo jete!

Kjo jete e dashurë!

 O e Bukura More

O e bukura More,

si të lash u më ngë t'pash.

Atje kam u zotin tatë

atje kam u zonjën mëmë

atje kam edhe tim vëlla

gjithë t'mbuluar nën Dhe.

O e bukuar More,

si të lash u më ngë t'pash.